Masa të reja ndaj koronavirusit/ 5 maska falas për cdo qytetar në javë në Turqi

Presidenti i vendit Erdogan këtë të hënë ka lajmëruar se masave ndaj koronavirusit do të shtohen. Në kuadër të masave Turiqa ka filluar të shpërndajë maska për qytetarët për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas burimeve qytetarët munden të aplikojnë deri në 5 maska falas në javë përmes portalit qeveritar ePttAVM.com. Maskat mund të merren vetëm nga qytetarët nga mosha 20 deri në 65 vjeç.

Asnjë qytetarë nuk mundet që të futet brenda supermarketeve ose në vendet publike pa patur një maskë mbrojtëse.

Sipas statistikave, deri më tani në Turqi janë konfirmuar mbi 27 mijë persona të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 574.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu