Ndërron jetë në spitalin Infektiv një pacient 90-vjeçar i infektuar me koronavirus

Tiranë | Ministria e Shëndetësisë njofton se pasditen e sotme ka ndërruar jetë një pacient 90-vjeçar i infektuar me koronavirusin Covid-19. I ndjeri ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu ministria njofton se i moshuari, përveç Covid-19-ës, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese, si; tromboembolia pulmonare, diabeti mellitus dhe hipertensioni.

Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh i shtruar në spital. Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është sëmundja shoqëruese “tronboembolia pulmonare”.

Bashkë me këtë rast, numri i të vdekurve në Shqipëri nga Covid-19 ka shkuar në 22.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu