Prishet rruga midis Urës së Çerenecit dhe Gjoricës; Bashkia Bulqizë ndërhyn menjëherë në rihapjen e saj

Bulqizë – Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Bashkisë Bulqizë për rehabilitimin e segmentit rrugor nga Ura e Çerenecit në Gjorocën e Sipërme pas dëmtimeve që pësoi nga reshjet e fundit.

Reshjet e dëborës së javës së kaluar shkaktuan shembje të skarpateve anësore të rrugës, duke penguar kështu edhe qarkullimin e automjeteve. Falë punës së menjëhershme të Drejtorisë së Shërbimeve Utilitare dhe Komunitare në Bashkinë Bulqizë, ky segment u hap menjëherë dhe tashmë mund të lëvizet lirisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu