Projekti Bashki të Forta vlerëson Bashkinë Bulqizë si ndër më të suksesshmet në menaxhimin e sfidave të shkaktuara nga COVID-19

Bashki të Forta (BtF), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i zbatuar nga Helvetas Albania ka identifikuar disa prej aksioneve që institucionet vendore dhe rajonale në bashkëpunim me komunitetet dhe qeverinë shqiptare kanë ndërmarrë në përgjigje të sfidave të COVID-19.

Në raportin që reflekton punën e bashkive në mbarë vendin midis datave 30 mars-5 prill, Bashkia Bulqiza renditet ndër bashkitë më të suksesshme në menaxhimin e situatës.

Bashkia Bulqizë renditet në grupin e bashkive që kanë ditur si të veprojnë në lidhje me çështjet e mëposhtme

  1. Vendimmarrja në kushtet e njohurive të pamjaftueshme të këshilltarëve mbi përdorimin e mjeteve elektronike & pamundësisë për mbajtjen e mbledhjeve të këshillit në kushtet e “distancës sociale”. Në përgjigje të kësaj modalitetet e zgjidhjes kanë qenë përdorim i mjeteve elektronike të komunikimit (Skype, e-mail, WhatsApp)
  2. Veprime të tjera në lidhje me aktivitetet e këshillit kufizuar vetëm për aspekte të emergjencës ku falë edhe mbështetjes nga BtF ka pasur procedura të njëjta, të lehtësuara, në format elektronike, të cilat aplikohen edhe për vendime rutinë si miratimi i rregulloreve edhe planeve të menaxhimit të mbetjeve;
  3. Aksesi i qytetarëve tek shërbimi i barnave të rimbursueshme, ku Bashkia Bulqizë rezulton të ketë ndjekur një skemë bashkëpunimi me qendrat shëndetësore dhe ambulancat për shpërndarjen e ilaçeve në shtëpitë e të sëmurëve;
  4. Ofrimi i ndihmës për shpërndarjen e bazës ushqimore për shtresat në nevojë apo moshat e treta. Në këtë pikë Bashkia Bulqizë rezulton të jetë në grupin e bashkive që kanë ngritur grupe vullnetare që ndihmojnë në shpërndarjen e pakove ushqimore nga rezervat e shtetit,
  5. Nxitja e vullnetarizmit. Në këtë pikë Bashkia Bulqizë klasifikohet një ndër bashkitë që kanë bërë thirrje nëpërmjet Facebook për atashimin e vullnetarëve në njësitë administrative ku ata jetojnë, si dhe nisma për vullnetarë të angazhuar në përkujdesjen ndaj të moshuarve; përdorim i medias sociale për të promovuar emrat e dhuruesve. Një pikë e rëndësishme këtu është angazhimi i vullnetarëve për të mbështetur bashkinë në shpërndarje ndihmash apo blerje ushqimesh dhe ilaçesh.
  6. Siguria publike: Përmbushja e detyrave funksionale edhe në kohë emergjence. Në këtë pikë Bashkia Bulqizë rezulton se ka koordinuar me sukses punën e Drejtorisë së Shërbimeve me Komisionin e Mbrojtjes Civile për hapjen e rrugëve nga dëbora dhe përballimin e situatës duke bashkërenduar me grupet e patronazhit të ndarë sipas njësive.
  7. Shërbimet publike. Në këtë fushë Bashkia Bulqiza ka shtuar mbështetjen financiare për sektorin e mbetjeve në përgjigje të situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë projekt kanë bashkëpunuar edhe 12 koordinatorë rajonalë që kanë ndërvepruar me bashkitë e 12 qarqeve të vendit gjatë kësaj periudhe, shoqatat vendore, Prefekturat dhe Agjencia për Mbështetjen e Pushtetit Vendor.

BtF ka synuar që përmes këtij raporti të ndajë qasjet inovative me bashkitë, në funksion të një përgjigjeje efikase në kushtet e krijuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu