Reagon Basha pas deklaratës së ambasadores amerikane, Yuri Kim: “PD do vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete”

Tiranë – Pas deklaratës së ambasadores amerikane, Yuri Kim ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka thënë se politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar në situatën e krijuar nga koronavirusi.

Me anë të një postimi në rrjetin social “twitter”, Basha shkruan në se PD do të vazhdojë të insistojë dhe të ofrojë për zgjidhje konkrete dhe transparencë nga qeveria.

“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19.
@pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.
Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, ka thënë Basha.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu