“Tani nuk është koha për politikë”/ Kim: Vlerësoj udhëheqjen e unifikuar të Metës, Ramës dhe Bashës, duhet të vazhdojë

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim vlerësoi sot udhëheqjen e unifikuar të Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, por shtoi ajo, kjo duhet të vazhdojë, pasi tani nuk është koha për politikë si zakonisht.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD Lulzim Basha për të vlerësuar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19. Kjo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

“Nuk mund të fitohet lufta pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, theksoi Kim.

“Masat e rrepta janë duke dhënë efekt dhe është e natyrshme të ndjehemi të lodhur, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne – përfshirë Ambasadën e SHBA në Tiranë- duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. Jemi me ju. Rri në shtëpi”, u shpreh amabsadorja Kim./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu