Video/ Gëzim Kruja përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit

Gëzim Kruja, i lindur në Shkodër, në vitin (1939). Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja mbylli sytë në moshën 80-vjeçare në shtëpinë e tij në datën 4 mars 2020. Mjeshtri i humorit shkodran la pas kujtimin dhe punën e tij në mijëra role që kanë bërë të qeshin shqiptarët.

Ditën e sotme atij i është dhënë lamtumira e fundit. Aktori i madh u përcoll me duartrokitje në distancë, duke lënë pas trishtim. Ai do të kujtohet gjithmonë për humorin e tij, çiltërsinë e tij, emocionet e tij të cilat i trasmetonte aq bukur te publiku.

Për shkak të situatës së pazakontë të koronavirusit, zhvillimet e homazhit për aktorin ishin të pamundura. Por duke ruajtur një distancë, kolegët e tij i dhanë përshëndetjet e fundit.

Rita Gjeka: “Nuk mundemi me e nderuar sikurse ai e meriton, se ai ka nderuar gjithë Shkodrën se ka qenë shumë i mençur”.

Ndërsa kolegu Muhamet Çekini ia dha lamtumirën atje ku do të prehet.

Muhamet Çekini: “Kjo është shumë e vështirë për ne si shohë. Unë kam 48 vjetë që jetoj me të”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu