Vijon verifikimi dhe miratimi i kërkesave; Ja sa biznese kanë kërkuar deri tani paga për punonjësit

Tiranë | Në 6 ditët e para të nisjes së aplikimeve për të ashtuquajturën “paga e luftës” për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, kanë aplikuar 36 419 biznese të vogla me 61 120 punonjës gjithsej, të punësuar apo vetëpunësuar. Deri më tani është miratuar kërkesa e 6 237 subjekteve dhe 10 592 individëve, ndërkohë vijon puna për verifikimin dhe miratimin e kërkesave të tjera.

Kryeministri Rama premtoi se qeveria do të japë një ndihmë financiare për punonjësit e bizneseve që kanë pezulluar punën për shkak të koronavirusit në masën e pages minimale, të cilën ai e quajti si “paga e luftës”.

Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria është 5.8 miliardë lekë, ndërsa përfituesit përllogariten të kalojnë shifrën e 60 mijë personave.

Ndihma do të jetë e vlefshme për periudhën prill-qershor, ndërsa lëvrimet e para të parave do të nisin nga 10 prilli, duke i lënë 10 ditë afat administratës tatimore për të vërtetuar dokumentacionin e paraqitur.

Ndërkaq, nga e marta pritet që bëhet publik dhe formulari që do të plotësohet nga ata që do të aplikojnë për ngrirjen e qirave të bizneseve që kanë ulur qepenat me vendim qeverie, dhe të familjarëve të punësuar që iu është pezulluar aktiviteti i punë.

Qiradhënësit do ta kenë të ndaluar të kërkojnë shumën e qirasë, pasi mund të gjobiten me 5-fishin e vlerës që përfitojnë. Nga ana tjetër, qeveria ka parashikuar subvencion nga buxheti i shtetit vetëm për ata qiradhënës që kanë të ardhura bazë qiranë që do t’i pezullohet.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu