Sipas saj, mosha mesatare e vdekshmërisë nga COVID-19, është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.
Bino tha se, për të parë nëse kemi të bëjmë me sëmundje infektive, ne identifikojmë virusin.
“Nuk kemi laborator të biosigurisë 3 dhe 4 që të bëjmë izolimin e virusit. Por, kemi laborator për infeksionet respiratore, për izolimin e gripit. Zbulimi i virusit ndodh ditët e para të sëmundjes. Organizmi lufton me fakocitet dhe qelizat e zgjuara, kemi imunitet qelizor dhe imunit që prodhon kundër trupa, pas ditës së pestë të sëmundjes. Sot nuk kemi teste specifike për COVID-19, kemi teste emergjente”- deklaroi Bino.
Mjekja shpjegoi se, kur sëmundja ka vdekshmëri të lartë ka gjasa të zhduket më herët, por kur nuk ka një vdekshmëri të lartë nuk ka gjasa që të zhduket shpejt. Kjo është një sëmundje që ka thyer të gjitha barrierat.
Kemi bërë gjurmimin e thelluar epidemiologjik, kemi eksploruar përtej masave. Virusi mund të qarkullojë në mënyrë më të ulët gjatë verës, por gjithnjë duhen respektuar masat e distancimit social, tha Bino.
“Do të shohim se si do të sillet virusi gjatë kësaj kohe. Do të përpiqemi të ruajmë sjelljen. Asimptomatikët krijojnë imunitet në popullatë, besoj do të dalin teste për të parë edhe imunitetin e popullatës, por duhet të tregohemi të kujdesshëm”- deklaroi ajo./atsh
/Bulqiza.info/