Ballina Aktualitet E pabesueshme; 45-vjeçari udhëton dy ditë e dy netë në këmbë nga...

E pabesueshme; 45-vjeçari udhëton dy ditë e dy netë në këmbë nga Tirana në Peshkopi

Peshkopi | Një 45-vjeçar i quajtur Emri Fejza, me origjinë nga fshati Arrën i Kukësit, ngjitur me fshatin Xhuxhë të Mirditës, është nisur në këmbë nga Tirana për në Peshkopi.

Ai rrëfen për gazetarin e “News24” se prej dy ditësh kishte udhëtuar nga Tirana dhe si destinacion kishte Peshkopinë. Deri në këtë vend, atij i janë dashur dy ditë e dy netë ecje në këmbë, ku njërën natë e ka kaluar në Skuraj të Kurbinit dhe tjetrën në një bunker në vendin e quajtur Qafdushk.

Në këtë udhëtim të gjatë, Emriu thotë se askush nuk e ka ndaluar, as policia e as ushtria, ndonëse këto struktura janë në terren për shkak të koronavirusit.

45-vjeçari thotë se 5 vëllezërit dhe motra e tij nuk e lënë të qëndrojë tek ta, ndaj dhe jetën e bën rrugëve, fle ku të mundet e ha kur dikush i fal ndonjë lekë apo bukë. Ai shprehet gjithashtu se aktualisht nuk ka asnjë të ardhur ekonomike, pasi edhe pensionin që merrte ia kanë hequr prej 2 vitesh.

Megjithëse strukturat shtetërore janë përqendruar në luftën ndaj COVID-19, nuk duhet të përjashtojnë këtë kategori qytetarësh në vendin tonë, pasi jo vetëm janë të ekspozuar ndaj rrezikut të prekjes, por mund të jenë edhe përhapës të virusit korona.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu