
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot mirënjohjen ndaj Bashkimit Europian për mbështetjen ndaj rajonit tonë edhe në këto momente të vështira të kësaj pandemie të shkaktuar nga COVID-19.
“Propozimi i djeshëm i Komisionit Europian për të përjashtuar vendet e Ballkanit Perëndimor nga kufizimet e eksportit të pajisjeve mjekësore të BE-së është një sinjal i fortë që ne nuk jemi vetëm ndaj këtij armiku të padukshëm”, tha Balla.
Ai theksoi se “në çdo rast Bashkimi Europian po e përfshin rajonin tonë në mekanizmat dhe politikat e veta të solidaritetit”./atsh