Sipas burimeve janë riatdhesuar edhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë. Ata kanë ardhur nga dogana Kapshticë
Autoritetet i kanë rekomanduar një hotel në Pogradec ku në të cilin aktualisht në këtë hotel qëndrojnë 18 persona të tjerë. Në 4 hotele në Korçë dhe Pogradec janë karantinuar 133 shtetas shqiptarë.
Emigrantët janë kontrolluar nga mjekët dhe epideomiologët Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Pogradec, por përveç kontrolleve atyre iu merren edhe tampona për analizë. Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv, por gjithsesi sipas rregullit do qëndrojnë 14 ditë të karantinuar.