Ish-ministri: Ndryshimet në Kodin Penal janë njësoj sikur t’i japësh një majmuni kallashnikov në dorë

Tiranë | Teksa ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka komentuar në emisionin “Opinion” edhe ndryshimet në Kodin Penal që u bënë në seancën e djeshme kuvendore në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe fatkeqësive të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Solis tha se Kuvendi që vendi ka sot nuk duhet të ndryshojë Kodin Penal, pasi sipas tij është njësoj sikur t’i japësh kallashnikov një majmuni.

“Që ky lloj parlamenti të vërë dorë në Kodin Penal është si mjamunit t’i japësh një kallashnikov dhe ti thuash ma mbaj një çikë. I bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë, sesa ky që doli nga shtëpia. Nuk duhej sepse njerzit janë të disiplinuar dhe një kryeministër duhet të ketë dhembushri për popullin e tij, edhe gjobat janë të rënda”, – tha Solis.

Video gazmore ilustruese:

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu