Rruga e Arbërit; Përfundojnë punimet për ndërtimin e Urës së Vashës (Foto)

Klos | Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e Urës së Vashës në projektin për Rrugën e Arbërit. 

Kjo urë ndodhet në kilometrin e 30-të të kësaj rruge dhe ndërkohë janë vendosur elementët e fundit që bashkojnë dy anët e maleve. Ajo është e lartë 152 metra mbi lumin e Matit.

Ura gjigante është e gjatë 316 metra e gjatë dhe bashkon tunelet 4 e 5 me njëri-tjetrin. Bashkon fshatrat “Fshat” me “Planin e Bardhë”, fshatra këto të bashkisë së Klosit.

Në këtë urë janë kryer 57 mijë metër kub gërmime në shkëmb, në një terren jashtëzakonisht të vështirë.

Gjithashtu janë 19 mijë metër kub mbushje, 11 mijë metër kub betonime, 1100 ton hekur betoni. 2200 ton është pjesa e konstruksionit metalik. Ndërtimi i kësaj ure është një rast tepër unik për urat në Shqipëri, por ndoshta edhe në rajon.

Afro një kilometër larg urës moderne ndodhet Ura antike e Vashës. Ajo i përket shekullit të 18-të.

Pamje nga punimet:

Ura e Vashës, super vepra që po ndërtohet në Rrugën e Arbërit ...

AL] Rruga e "Arbërit" | "Arbëri" Road - Page 61 - SkyscraperCity

Ura e Vashës, super vepra që po ndërtohet në Rrugën e Arbërit ...

Rruga e Arbrit - Punimet Tetor 2019

FOTOT/ Takohen dy anët e Urës Vashës dhe Tunelit 6 në Rrugën e ...

Ura e Vashës (antikja):

Ura e Vashës”, historia 300-vjeçare që lidhte Matin me bregdetin ...

Ura e vashes - Mat | Albania travel, European travel, Natural heritage

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu