Urime 18-vjeçarja ime, Bes Kallaku uron Ijen për ditëlindje

Me anë të një postimi në rrjetin social “instagram”, aktori i humorit, Bes Kallaku ka uruar Ijen për përvjetorin e lindjes së saj.

Aktori nuk ka kursyer batuat edhe në 81-vjetorin e nënës së tij, duke shkruar se në këtë foto ajo ka dalë si Kristiano Ronaldo.

Ai ka shkruar për të se edhe sot në 81-vjetorin tënd, sërish të gjeta duke punuar si gjithmonë në kopeshtin që të mban gjallë dhe të re, në kopeshtin që të përterin shpirtin.

Bes Kallaku: “Urime ditelindjen e shtrenjta ime. Edhe sot ne 81-vjetorin tend, serish te gjeta duke punuar si gjithmone ne kopeshtin qe te mban gjalle dhe te re, ne kopeshtin qe te perterin shpirtin. Ne kopeshtin ku sa here vijme na mbush me domate, patate, qepe! Urime 18-vjecarja ime. Te kjo foto ke dale si CR7 😂. Te duam shume, dashuria, perqafimi, ngrohtesia, ajo qe na rriti dhe na dha natyrshmerine e fshatit. Bekuar qofshin gjysherit e gjyshet! 🙌🍇. Zoti ju rujt”!

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu