Zgjidhni talentin më të mirë të Bulqizës! Votoni online për artistin e vogël bulqizak

BULQIZË – Bashkia Bulqizë ka publikuar krijimet dhe interpretimet më të mira të nxënësve të shkollave të ndryshme në territorin e saj, duke ftuar të gjithë banorët të mbështesin të preferuarin e tyre.

Bëhet fjalë për konkursin “Poezi, Pikturë & Muzikë nga shtëpia” të organizuar nga Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sportit pranë Bashkisë Bulqizë.

Pas shpalljes së konkursit, interesi i fëmijëve ishte i madh dhe gara është e hapur në tre kategori kryesore:

  1. Pikturë
  2. Poezi
  3. Këngë/instrumente

Në faqen e Bashkisë Bulqizë janë publikuar punimet e të gjithë nxënësve që kanë aplikuar në këto tre kategori.

Në kategorinë e pikturës kanë aplikuar gjithsej 77 fëmijë. Secili prej tyre ka nevojë për të marrë sa më shumë pëlqime, në mënyrë që të ndihet sa më i lumtur në këtë periudhë izolimi për shkak të Covid-19.

Çdokush që dëshiron mund të klikojë në linkun në faqen e bashkisë Bulqizë për të të preferuan e tij në pikturë. (Kliko këtu për piktorin e vogël)

Në kategorinë e poezisë, aplikuan 32 fëmijë nga të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë. Për poezinë më të bukur, klikoni dhe votoni në linkun e gjendur në faqen e Bashkisë Bulqizë. (Kliko këtu për poezinë më të bukur).

Në kategorinë e këngës dhe interpretimeve aplikuan gjithsej 19 fëmijë.

Për artistin tuaj të preferuar, duhet të klikoni në faqen e bashkisë Bulqizë dhe ta pëlqeni atë nga postimet e dedikuara për gjithsecilin prej pjesëmarrësve në garë.

Ndërkohë, fituesit do të shpallen më datë 27 prill ora 11:00.

Burime nga Bashkia Bulqizë bëjnë me dije se fondi i ofruar për tre çmimet e para të secilës kategori do të mundësohet nga vetë Bashkia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu