
Mat | Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme rastin e parë me koronavirusin COVID-19 në Qarkun e Dibrës.
Bëhet fjalë për një vajzë të mitur nga Mati, e cila siç pohoi zyrtarja e Institutit të Shëndetit Publik Genta Qirjako, e ka marrë infeksionin në Krujë, qytet ky i cili ditët e fundit është kthyer në vatër të kësaj sëmundjeje për shkak të fasonerive.
Ndërkohë siç raporton Mat TV, mësohet se bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga fshati Batërr e Vogël.
Për fat të mirë minorenja ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në banesën e saj në Batërr.
Rasti i parë në Qarkun Dibër; Si u infektua me koronavirus e mitura 16-vjeçare?