“Mora gjobë 100 mijë lekë”, humoristi Muharrem Hoxha i bën parodi shtetrrethimit: E kruajta vetë (VIDEO)

Pogradec | Aktori i njohur Muharrem Hoxha ka realizuar një parodi për situatën e shtetrrethimit ku ndodhet vendi.

Ai e ka titulluar parodinë “E krujta vetë” dhe ia dedikon një të moshuari që shkel rregullat e izolimit dhe merr 100 mijë lekë gjobë.

“Mora gjobë 100 mijë lekë, desh më iku mendja krejt. Futa veten në siklet, e ku ti gjej gjithë ato lekë. Qysh t’ia bëj unë vaj medet vajta dhe e kruajta vetë”, – këndon Muharrem Hoxha.

Me anë të parodisë, aktori i humorit i bën apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi shëndeti është më i rëndësishëm se gjithcka tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu