
Mat | Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme rastin e parë me koronavirusin COVID-19 në Qarkun e Dibrës, vetëm një ditë pasi kjo zonë u fut në listën e gjelbërt pa asnjë të infektuar.
Bëhet fjalë për një vajzë 16-vjeçare nga Mati, e cila dyshohet se e ka marrë infeksionin në Krujë, qytet ky i cili ditët e fundit është kthyer në vatër të kësaj sëmundjeje për shkak të fasonerive.
Mat TV mëson se e mitura ishte e punësuar në një fasoneri në Fushë-Krujë, ku punonte së bashku me të ëmën e saj.
Aktualisht vajza ndodhet në karantinim së bashku me familjen në banesën e saj. Autoritet përkatëse ndodhen në fshatin Batërr, ku kanë bërë të mundur edhe dezinfektimin dhe po mundohen të gjurmojnë kontaktet e vajzës me banorë të tjerë të fshatit apo të afërm.
Për fat të mirë minorenja ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Konfirmohet rasti i parë në qarkun Dibër; Një 16-vjeçare rezulton pozitive me koronavirus