Çdo ditë që po kalon, numri i viktimave nga koronavirusi në Britani po ulet. Në 24 orët e fundit është shënuar shifra më e ulët viktimave për muajin prill.
Në krahasim me ditët e tjera 368 viktima për 24 orë është një shifër e ulët. Por, pavarësisht kësaj shifrat mbeten sërish të larta me një total prej 18,420 viktimash.
336 prej tyre u shënuan në Angli ndërsa 32 viktimat e tjera janë shënuar në Skoci dhe Uells.
Le mos harrojmë që edhe numri i të infektuarve po shënon ulje nga dita në ditë, ku në të gjithë vendin numërohen mbi 150 mijë të prekur nga koronavirusi.