Sherr mes dy aktorëve të njohur; “Kapo Kapllani” godet me dorezë hekuri Gentian Hazizin

Tiranë | Ditën e sotme policia raportoi se ka pasur një sherr mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi.

Lako, i njohur me rolin e Kapo Kapllanit, ka goditur me përforcues grushti metalik (dorezë), shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.

Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët. Ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, bëri të ditur policia e Tiranës.

Ndërkohë aktori i humorit Rezart Veleshnja, shok i Ledio Lakos, ka mohuar të ketë pasur një sherr.

Me anë të një video të postuar në “Instagram” ai shfaqet bashkë me Ledion duke shijuar karantinën në kat të gjashtë, duke ngrënë dhe duke pirë.

“Jemi aq mirë këtu në kat të gjashtë fshatçe me Ledion. Ça janë ato llafe që është bërë sherr? Ça sherri mo asnjë sherr nuk është bërë”, – dëgjohet të thotë në video aktori i humorit të Portokallisë, Rezart Veleshnja.

foto galeri

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu