
Me anë të një deklarate për shtyp, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i është drejtuar popullit të tij duke i thënë sesi do të vazhdohet me masat ndaj koronavirusit.
Ai tha se ka një plan të qartë për pandeminë dhe se di cila është më e mirë për shtetin britanikët.
Kryeministri Johnson tha se do të shikojmë mundësinë për hapjen e shkollave më 1 qershor.
Johnson u shpreh se duke nisur nga dita e hënë, ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen që të shkojnë në punë.
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson:
“Unë kam një plan të qartë për pandeminë, e cila është dhe më e mira për britanikët. Do të shikojmë që të mund të hapim shkollat më datë 1 qershor. Së shpejti do të jetë udhëzime për hapjen e transporteve. Së shpejti do të japim edhe udhëzimet për hapjen e dyqaneve. Do rikthejmë masat nëse virusi njeh shpërthime të reja.
Ju mund të uleni dhe të shijoni rrezet e diellit. Ju mund të udhëtoni në destinacione të tjera, madje të luani edhe sporte të ndryshme, mirëpo vetëm me anëtarët e familjes suaj”.
Ai gjithashtu shtoi se nga dita e mërkurë njerëzit do të lejohen të bëjnë ushtrime të pakufizuara në natyrë, për sa kohë ata iu përmbahen distancave sociale.