
Mesa duket jo vetëm në Shqipëri, por në shumë shtete kanë shpërthyer protesta kundër masave izoluese të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë protestës në Berlin, Gjermani 96 persona janë shoqëruar në polici për shkak se u mblodhën në sheshin Alexanderplatz.
Autoritetet gjermane janë shprehur se ishin rreth 96 persona të mbledhur në shesh në pjesën lindore të Berlinit, por me kalimin e kohës degjeneroi gjëndja, duke pasur përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë ku dy prej efektivëve mbetën të plagosur.
Edhe në një protestë tjetër në qytetin e Dortmund, një person sulmoi një gazetar i cili po raportonte nga vendngjarja.
Ndërkohë në Cologne, policia shprehet se protestuesit kanë kërkuar nga punonjësit e dyqaneve të heqin maskat.
Pavarësisht se javët e fundit qeveria gjermane ka lehtësuar masat izoluese, qytetarët ndjehen ende të pakënaqur, duke bërë bashkë në protesta qytetarë edhe grupe të ndryshme potlitike, ekstremistë të krahut të djathtë.