Twitter prezanto një emoji falenderimi për ata që po përballen me COVID-19

UASHINGTON- Rrjeti social Twitter ka prezantuar një ”emoji” të ri për të shprehur mirënjohje dhe për të falënderuar në veçanti ata që po përballen me urgjencën shëndetësore.

Ajo përfaqëson duart e bashkuara në formën e një zemre dhe do të aktivizohet sa herë që falenderimet përdoren në një postim.

Një kërkim zbuloi një rritje prej 37% të përdorimit të fjalës gjatë muajit të kaluar.

Gjatë së njëjtës periudhë, mbi 265 milionë tuite u përdorën në të gjithë botën që përmbajnë shprehje që i atribuohen fjalës ”faleminderit”.

Për më tepër, u vërejt edhe rritje prej 50% dhe 10% në përdorimin e emojit të lutjes dhe duartrokitjeve./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu