Nuk respektuan masat ndaj koronavirusit, arrestohen 37 persona në Maqedoninë e Veriut

Sipas burimeve policore në Maqedoninë e Veriut, gjatë natës së kaluar janë arrestuar 37 persona për shkak të mosrespektimit të lëvizjes në fashat orare të caktuara nga autoritetet vendase.

Gjithashtu përsa i përket masave mbrojtëse, është bërë me dije se 25 persona janë evidentuar për për shkak të mosrespektimit të këtyre masve.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e shteti 50 personave u janë dhënë vendime për izolim, deisa 19 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Ndërkohë nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu