Maqedonia e Veriut zgjat me 14 ditë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

SHKUP– Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski shpalli një gjendje të re të jashtëzakonshme me kohëzgjatje 14 ditë për shkak të krizës me COVID-19.

Si shkak për këtë ai përmendi zbatimin e masave ekonomiko-sociale.

Pas seancës së Këshillit të Sigurisë, ai theksoi se për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, ishte konsultuar me shumë ekspertë.

Ai tha se institucionet kompetente po punonin në mënyrë të koordinuar dhe se situata ishte përmirësuar.

Gjendja e dytë e jashtëzakonshme 30-ditore, për shkak të pandemisë me koronavirusin, përfundon më 16 maj.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë, u bisedua për vazhdimin e tretë
eventual të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të krizës./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu