Një viktimë dhe 22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shkup | Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për 22 raste të reja me koronavirus të regjistruara gjatë 24 orëve te fundit. Në Shkup janë evidentuar 9 raste, 6 në Tetovë, 4 në Prilep dhe nga 1 në Kumanovë, Veles dhe Ohër.

Të dhënat kanë të bëjnë me 462 teste të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 1 të vdekur. Bëhet fjalë për një grua të moshës 79 vjeçe nga Shkupi e cila ishte shtrirë në spital më 13 maj me simptoma të Covid-19.

Sipas raportit, 16 persona janë shëruar plotësisht dhe prej tyre 8 janë nga Shkupi që ka edhe numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Që nga paraqitja e virusit, janë infektuar 1762 persona dhe prej tyre 1267 janë shëruar, 98 kanë ndërruar jetë ndërsa 397 ende janë aktiv. Deri tani janë realizuar 21010 teste.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 64 raste të mosrespektimit të orës policore, ku 49 persona janë arrestuar. Për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, 20 persona janë dënuar me nga 20 euro.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu