Conte kërkon më shumë garanci për rifillimin e futbollit

ROMË– Kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkoi më shumë garanci para një rikthimi të futbollit dhe kampionatit italin, Serie A, ndërprerë që prej 9 marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Për të guxuar të japësh një datë për rifillimin, ne kemi nevojë për më shumë garanci, që për momentin nuk ekzistojnë”, deklaroi kryeministri, Giuseppe Conte në një konferencë shtypi.

“Fillimisht duhet të presim përmbushjen e kushteve për të mundur të garantojmë rifillimin e kampionatit, jo vetëm të futbollit (…), në kushtet e sigurisë maksimale”, theksoi Conte duke shtuar se shpresonte që kushtet të përmbushen sa më shpejt të jetë e mundur.

Klubet italiane, të cilët kanë theksuar se duan të rifillojnë kampionatin më 13 qershor, ishin në gjendje të rifillojnë stërvitjen individuale në 4 maj dhe pritet të kthehen në stërvitjen në grup të hënën./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu