“Amazon” rihap depot pas një muaji

PARIS– Gjiganti i blerjeve në internet, “Amazon” njoftoi se do të rihapë depot franceze, një muaj pas mbylljes së tyre, në përgjigje të një vendimi nga një gjykatë.

“Gjashtë depo franceze të kompanisë do të rifillojnë gradualisht operacionet gjatë tri javëve të ardhshme”, tha drejtori i përgjithshëm i “Amazon” në Francë, Frederic Duval.

Kompania mbylli depot në mes të prillit, pasi një sindikatë fitoi vendimin se “Amazon” nuk kishte treguar vëmendjen e duhur ndaj masave paraprake të shëndetit dhe sigurisë si pasojë e koronavirusit.

Gjykata e urdhëroi kompaninë të zbatojë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore dhe të sigurisë, në bashkëpunim me përfaqësuesit e stafit, si edhe të ndalojë dërgimin e mallrave jo thelbësorë deri në përmirësimin e kushteve. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu