Bashkia Bulqizë vijon me shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë; cila ishte ndalesa e radhës?

Bulqizë | Vijon aksioni humanitar për shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Bulqizë, në kuadër të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Kjo fillim-javë i gjeti punonjësit e Bashkisë pranë familjeve më në nevojë në Njësinë Administrative Fushë Bulqizë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”, kryebashkiaku Lefter Alla shkruan se ekipet iu gjendën pranë 30 familjeve në vështirësi ekonomike.

Ai ka falenderuar shoqatën bamirëse “Qatar Charity” për kontributin e saj të vazhdueshëm në ndihmë të këtyre grupeve shoqërore.

Më tej, kryebashkiaku Alla ka premtuar se aksioni humanitar do të vijojë edhe në ditët në vijim, në çdo njësi, fshat dhe familje që pret angazhimin tonë.

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu