Kryebashkiaku Alla: Nata e Kadrit, momenti për të përfituar prej mëshirës së Zotit!

Bulqizë – Me rastin e Natës së Kadrit, Kryetari i Bashkisë Lefter Alla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për sa më shumë mirësi, begati dhe shëndet.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Alla fton besimtarët të luten për vete, popullin shqiptar dhe gjithë njerëzimin.

Më poshtë, mesazhi i plotë i Kryebashkiakut Alla me rastin e Natës së Kadrit:

Në këtë natë të madhe të Kadrit, ku Zoti ka hapur portat e mëshirës për të gjithë njerëzimin, le të hapim edhe ne zemrën për të ndarë me të tjerët ato që kemi!
Le të lutemi për sa më shumë mirësi, begati e shëndet për vete, për të gjithë shqiptarët dhe gjithë njerëzimin që po përballet me një nga epidemitë më të mëdha të historisë!
Kjo është nata ku zbriti fjala e Zotit, Kur’ani famëlart!
Kjo natë është më e mirë se 1000 muaj!
Gëzuar, miq!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu