U procedua pas protestës për Teatrin; Stresi mesazh policisë: Hiqni kapelet dhe silluni mirë me popullin

Tiranë | Së bashku me tetë persona të tjerë, reperi Arkimed Lusha, ose siç njihet ndryshe si “Stresi”, është proceduar penalisht sot për shkak të protestës së mbajtur për shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme.

Pas kësaj, reperi ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”. Bashkë me një foto të shkrepur tek protesta, ku pozon krah të atit Sali Lusha dhe “dajës” së tij, reperi shkruan se nuk durohet jeta pa liri.

View this post on Instagram

Hiqni kapelet ose silluni mire me popullin

A post shared by STRESI (@stresi) on

Në foto të tre shihen me dy gishtat e ngritur lart, ndërsa krahas postimit ai ka shkruar: Daja, babi  #freedom#sdurohet#jeta#Pa#Liri#✌️✌️✌️ Na Njeh Me Gishta I Ngusht O Rrethi.

Po ashtu në një reagim tjetër ku shihet më një kapelë policie në kokë, reperi shprehet:

“I bëj thirrje gjithë policisë së shtetit, ne jemi qytetarë të thjeshtë, dalim në protestë për të drejtat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni dhe ju bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar edhe ne jemi në rregull me ju”.

Bashkë me Stresin, për organizimin e protestës janë proceduar penalisht edhe Robert Budina, Adriana Kalaja, Neritan Liçaj, Artan Manushaqe, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Çlirim Gjata dhe Fatmir Mediu.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu