Aksident i rëndë në Bulqizë; i riu transportohet me helikopter drejt Tiranës

Foto ilustruese - helikopteri i Urgjencës

Bulqizë | Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (20 maj) në fshatin Strikçan të Njësisë Administrative Zerqan, Bulqizë.

Mësohet se një automjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës, duke lënë të lënduar rëndë një 33-vjeçar.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Neziri, i cili fillimisht u dërgua në spitalin e Bulqizës, por për shkak të plagëve të rënda u dërgua me helikopterin e Urgjencës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak ishte shpejtësia e lartë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu