Sonte në 17:30 protesta e dytë për shembjen e Teatrit Kombëtar

Tiranë | Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me mbështetjen edhe të opozitës, artistëve, aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysmë, kurse dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, nata më e veçantë e vitit për besimtarët myslimanë, që festohet gjatë muajit të Ramazanit.

Protesta e sotme zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme. Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon heqja e gërmadhave.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen që e konsiderojnë kriminale dhe lirim të aktivistëve.

Nëpërmjet një posteri të ndarë në “Facebook”, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu