UEFA: Futbolli i sigurt, së shpejti një normalitet

ZYRIH– Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është optimist se futbolli i sigurt do të kthehet së shpejti në një normalitet, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, dhe ishte gati të vinte bast një milion dollarë që turneu Euro 2020 do të zhvillohej vitin e ardhshëm.

Ceferin theksoi për ”The Guardian” se futbolli ka mbetur i njëjtë që nga sfidat e mëparshme, por ai shtoi se duhet të nxirren mësime nga kriza shëndetësore që solli këtë sport në një ndalesë në pothuajse në çdo vend të botës.

Bundesliga gjermane ka nisur me dyer të mbyllura gjatë fundjavës.

”Nuk mendoj se ky virus do të zgjasë përgjithmonë. Unë mendoj se ndryshimi do të jetë më shpejt nga sa mendojnë ne”, theksoi Ceferin./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu