“Apple” dhe “Google” publikojnë teknologjinë për gjurmimin e COVID-19

Nju Jork– “Apple” dhe “Google” publikuan sot një teknologji për të ndihmuar shtetet të ndjekin përhapjen e koronavirusit me anë të aplikacioneve që i njoftojnë përdoruesit, kur ata janë ekspozuar ndaj një personi të infektuar.

Dy rivalët e teknologjisë, programet e të cilëve mbizotërojnë tregun për pajisjet celulare, u bashkuan për të krijuar një kod të përbashkët, i cili mund të përdoret nga zhvilluesit e programeve kompjuterike për të krijuar aplikacione për gjurmimin e koronavirusit.

Aplikacionet mund të përdorin sinjalet “Bluetooth” të smartfonëve për të zbuluar përdoruesit që kanë qenë pranë njëri-tjetrit.

Kompanitë njoftuan se 22 vende dhe disa shtete amerikane po planifikojnë ta përdorin këtë teknologjinë për të krijuar aplikacione.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, gjurmimi i kontakteve është thelbësor për ngadalësimin e përhapjes së virusit, në mënyrë që ekonomia të hapet e sigurt./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu