Bashkia Bulqizë brenda këtij mandati synon shtrimin me asfalt të rrugëve në të gjithë fshatrat e saj

BULQIZË – Bashkia Bulqizë vijon me ndërhyrjen në segmentet rrugore më problematike të saj, në të cilat nuk është ndërhyrë prej disa dekadash.

Sipas një njoftimi për shtyp të Bashkisë, bëhet me dije se investimet në infrastrukturën rrugore do të vijojnë të jenë prioritet i Bashkisë Bulqizë, duke synuar që brenda këtij mandati të përfundojë edhe shtrimi me asfalt i të gjitha rrugëve që lidhin fshatrat me aksion nacional dhe me qytetin.

Ndërkohë, ekipet e punës së Drejtorisë së Shërbimeve Utilitare dhe Komunitare janë në prag të përfundimit të ndërhyrjes në rrugën e fshatit Gjuras, për t’iu drejtuar Bllacës.

Me përfundimin e rrugës që të çon drejt Bllacës, përmbyllet faza e parë e ndërhyrjes në infrastrukturën rrugore të NjA Shupenzë, për të vijuar më tej me njësitë e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu