Bilanci i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

SHKUP– Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 40 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19.

Gjithashtu, janë raportuar 11 pacientë të shëruar, nga të cilët dy ndodhen në Shkup, një në Shtip, katër në Prilep, dy në Veles dhe dy në Koçani.

Nga 40 rastet e reja të regjistruara me COVID-19, 26 janë në Shkup, 10 në Tetovë dhe nga një në Kumanovë, Prilep, Veles dhe Manastir.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me COVID-19 që nga fillimi i koronavirusit është 1 898, numri i pacientëve të shëruar është 1,378, numri i viktimave 111, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 409. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu