Koronavirusi/ Spanja e ka zgjatur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme deri në datën 6 qershor

Megjithëse Spanja ka qenë për më tepër se dy muaj e izoluar nga pandemia e koronavirusit, një tjetër lajm bëhet i ditur nga mediet e huaja, ku thuhet se Spanja e ka zgjatur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme deri në datën 6 qershor.

Në Spanjë, gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit do të zgjasë deri më 6 qershor, ndërkohë  qytetarët po tregohen bashkëpunues dhe të duruar.

Autoritetet spanjolle kanë vendosur që maska mbrojtëse të jetë e detyrueshme për qytetarët kur ata gjenden në publik.

Por me zgjatjen e masave shtrënguese Zgjatja ka bërë që durimi i qytetarëve spanjoll të humbi.

Masat shtrënguese e kanë bërë më të vështirë jetën për qytetarët dhe bizneset në Madrid. Megjithatë qytetarët thonë se do t’i zbatojnë masat për të parandaluar infektimin.

Ministria e Shëndetësisë thotë se mbajtja e detyruar e maskës shërben për të këputur zinxhirin e transmetimit.

Pjesërisht autoritetet kanë hequr kufizimet dhe kanë lejuar daljen e fëmijëve nëpër parqe dhe hapjen e disa dyqaneve apo plazheve, por në fuqi mbetet karantina e detyruar për udhëtarët që vijnë nga jashtë.

Spanja është një prej vendeve europiane të prekur më rëndë nga pandemia dhe deri tani ka regjistruar rreth 28 mijë vdekje nga koronavirusi, ndërkohë ditët e fundit numri ditor i viktimave ka rënë nën 100.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu