Një viktimë dhe 40 raste të reja me koronavirus sot në Maqedoninë e Veriut

Shkup | Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 raste të reja me koronavirusin COVID-19 në 24 orët e fundit. Bashkë me këto, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1,898.

Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë, 1 në Veles dhe 1 në Manastir.

Po ashtu brenda ditës janë shëruar edhe 11 pacientë të tjerë nga COVID-19, duke bërë që numri total i të shëruarve në vend të rritet në 1,378.

Autoritetet e shëndetit në vend njoftojnë se brenda 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi, duke e çuar në 111 numrin total të viktimave.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu