Rriten me 28.29% blerjet me kartë bankare në njësitë tregtare

TIRANË- Tirana kryeson me 84,40% të pagesave me kartat bankare nëpër pikat e shitjes. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bankat tregtare në vend kanë rritur me 28,29% numrin e POS-ve (blerje me kartë në pikën e shitjes) vitin e fundit, krahasuar me një vit më parë.

Sipas BSH-së nxitja e përdorimit të instrumenteve të parasë elektronike vlerësohet të ketë ndikim në përfshirjen financiare të popullsisë duke mundësuar aksesin në shërbime bankare (hapjen e një llogarie paraje elektronike dhe zotërimin e një karte të parapaguar) nga kategori të popullsisë të cilat nuk mund të kenë akses në shërbime të tjera, si për shembull nuk janë pagamarrës.

Gjatë vitit 2019, vihet re një rritje me 7,4% e emetimit të kartave të debitit dhe me 7,9% e kartave të kreditit.

Në terma relativë, numri i pagesave të kryera me karta të parapaguara arrin deri në 7,1% të pagesave me karta debiti dhe krediti, në fund të vitit 2019./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu