369 kontenierë po përpunohen në Portin e Durrësit

Durrës- 369 konteinerë po përpunohen sot nga anija “Luebeck”, e cila mbërriti dje pasdite në portin e Durrësit.

Burimet nga Qendra e Informacionit, bënë të ditur gjithashtu se anija me gjatësi 154 metra ka lundruar nga porti i Gioia Tauros (Itali) drejt portit më të madh të vendit tonë.

Gjatë periudhës janar – prill të këtij viti në Terminalin përkatës janë përpunuar 48 anije me 38,325 kontejnerë  (TEU) gjithsej – u shprehën burimet.

Të premten paradite, në Terminalin Perëndimor po përpunohen dy anije me lidhje hekuri, me një sasi të përgjithshme prej rreth 5 mijë tonë.

Qendra e Informacionit në APD njofton gjithashtu se ditët e ardhshme në portin e Durrësit priten pesë anije me mallra të ndryshme, si lidhje hekuri, plehra bujqësore, çimento, vaj ushqimor, etj./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu