A do të ketë një valë të dytë koronavirusi? Ja çfarë mendon epidemiologu Aliahmeti

Paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përmes Drejtorit Rajonal Hans Kluge se një valë e dytë e koronavirusit akoma më e fortë se e para do të godasë Europën në dimër është një nga skenarët që epidemiologët mendojnë se mund të prekë dhe Shqipërinë.

Ilir Alimehmeti analizon masat e marra nga qeveria gjatë pranverës dhe sjell në vëmendje një studim të Universitetit të Harvardit.

Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se dhe 2 skenarë të tjerë më të butë, parashikuar nga Universiteti i Minesotës.

Epidemiologu Ilir Aliahmeti: 

“Sa më të rrepta të jenë masat aq më pak përqindje e popullatës kalon virusin dhe krijon antitrupa. Që do të thotë se përqindja e popullatës së ndjeshme në shtator, tetor, nëntor do të jetë pak a shumë e njëjtë si përqindja e popullatës në mars se nuk lejuam shpërndarjen e virusit. Disa shtete që e kanë lejuar deri diku duke pasur përqindje më të ulët në vjeshte do të kenë më pak raste dhe më pak mbingarkese spitalore se çelësi është mbingarkesa spitalore.

Ne deri më sot e kemi pas spitalin kurrë më shumë se 10%. Që do të thotë kemi pas mundësi për lehtësim masash. Pse e ka përmendur këtë masë? Se është mundësia me e keqe. Që vala e vjeshtës të jetë me e ashpër se e pranverës sepse mbivendoset me viroza të tjera”.

Le ta marrim si puna e tërmetit. Kjo është vala e madhe dhe do të ketë valë pasgoditëse gjithnjë e më të vogla dhe zgjasin me vite. Është një mundësi tjetër. Ka dhe një mundësi tjetër të tretë e cila mund të shfaqi një valë tjetër në vjeshtë, më të butë dhe pastaj vazhdon me valë pasgoditëse më të buta”.

Prandaj na duhen testet në popullatë. Të kuptojmë sa përqind e popullatës sot e ka virusin apo ka antitrupa. Të kuptojmë sa e rëndë ishte kjo sëmundje tek ne dhe e dyta të bëjmë gati shërbimet spitalore në rast se kjo valë përsëritet më e lartë”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu