Ja sa është bilanci i COVID-19 në Kosovë

​Prishtinë- Nga data 13 mars kur dhe u shënuan rastet e para me COVID-19, në Kosovë janë testuar gjithsej 12 551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë rezultojnë gjithsej 1 004 raste dhe 29 raste e kanë humbur betejën me COVID-19, të cilët kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur  të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma./KosovaPress/

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu