Koronavirusi/ Trump: Nëse do të ketë valë të dytë, ShBA nuk do të mbyllet më

Pas vizitës që bëri presidenti Donald Trump të enjten në një fabrikë të prodhimit të automobilave në Miçigan vazhdon ti bëj apel shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit.

Pas apelit të presidentit amerikan të 50-ta shtetet kanë njoftuar plane për t’u rihapur të paktën pjesërisht pas vendimeve për mbyllje që kanë dëmtuar ekonominë amerikane.

Presidenti tha se edhe nëse do të ketë një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit “SHBA nuk do të mbyllet”.

Gjatë fjalimit të tij presidenti tha se “një bllokim i përhershëm nuk është një strategji për një shtet të shëndetshëm apo një vend të shëndetshëm”.

Vendi është gati “për një rikthim epik”, shtoi ai.

Në nëntë javët e kaluara 38.6 milionë amerikanë aplikun për të përfituar pagesën e papunësisë.

Në SHBA të premten u regjistruar mbi 1 milion e 577 mijë të prekur nga koronavirusi dhe rreth 95 mijë të vdekur.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu