Pas ambasadores Kim edhe Rama përshëndet “kthesën” e Bashës

Tiranë | Pas reagimit të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ka përshëndetur vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për kthimin në tryezën e reformës zgjedhore, së fundmi edhe kryeministri Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Rama shkruan se vendimi i opozitës jashtëkuvendore për t’u kthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore është një kthesë për t’u përshëndetur.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu