Pas pezullimit nga detyra, gati për hetim gjyqtari Luan Daci

Tiranë – Pas pezullimit nga puna të gjygjtarit Luan Daci, filloi edhe hetimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

KPA ka bërë të ditur se në çështjet, ku gjyqtar Luan Daci është anëtar i trupës gjykuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjithashtu ka njoftuar se gjyqtari Luan Daci ka deklaruar se që do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore të ankimit ndaj këtij vendimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit:

“Në çështjet, ku gjyqtar Luan Daci është anëtar i trupës gjykuese, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këto kushte, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të organizojë punën për vijimin e gjykimeve dhe caktimin e datave për gjykimin e çështjeve, ku gjyqtar Luan Daci nuk është anëtar i trupës gjykuese”, thuhet në njoftim.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu