Publikohen datat e riatdhesimeve nga Franca në Shqipëri

Tiranë – Ambasada franceze në Shqipëri ka publikuar datën dhe oraret e fluturimeve nga Franca në Shqipëri. Kujtojmë se ende qëndrojnë në fuqi rregullat e ndalimit të fluturimeve të zakoshme si pasojë e COVID-19.

Ambasada thekson se “për të gjithë të interesuarit, fluturimi i radhës mes Francës dhe Shqipërisë është parashikuar të kryhet në datën 5 qershor 2020, nga aeroporti Paris Charles de Gaulle”.

Oraret e fluturimeve të riatdhesimeve më 5 qershor janë Tiranë- Paris ora 12:00- 14:45 dhe Paris-Tiranë ora 15:45-18:15.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu