Rummenigge: Bundesliga model motivimi për të tjerët

MYNIH– Presidenti i skuadrës së Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge shpreson se rifillimi i Bundesligës mes pandemisë do të shërbejë si një model për ligat e tjera në Europë.

“Ne ishim të parët që filluam, por kjo gjithashtu mund të jetë një motiv për vendet e tjera”, theksoi 64-vjeçari.

Bundesliga la fundjavën e kaluar me dyer të mbyllura dhe në përputhje me një protokoll të rreptë të higjienës.

Rummenigge, një ish-sulmues i Interit, beson se profesionalizmi i lojtarëve të përfshirë në futboll është çelësi i suksesit.

“Nëse lojtarët e marrin seriozisht dhe janë të disiplinuar, kemi një shans për të përfunduar sezonin”, tha ai./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu