Sa ishte numri i vdekjeve përgjatë vitit 2019 në Shqipëri? Pësoi rritje

Sëmundjet e zemrës dhe tumoret ishin shkaqet kryesore të vdekjeve të shqiptarëve për kategorinë e sëmundjeve për vitin 2019, – sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, publikuar ditën e sotme.

Në vitin që lamë pas, Shqipëria regjistroi gjithsej 21,937 vdekje, një numër ky 0.6 për qind më i lartë nga viti paraardhës. Kjo shifër përkthehet në 768,6 të vdekur për çdo 100 mijë banorë.

Shkaqet natyrale mbajnë peshën kryesore të vdekjeve (94,1%), pasuar nga aksidentet (2,4%), shkaqet e panjohura (1,9%) dhe vetëvrasjet (1,0%).

Me fokus në shkaqet shëndetësore, problemet me aparatin e qarkullimit të gjakut morën kryesisht jetën e shqiptarëve në masën 53,4%, ose thënë ndryshe në një qytet me 100 mijë banorë, 410 prej tyre vdesin për këtë shkak.

“Brenda grup-sëmundjes së “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 29,4 %, “sëmundjeve të enëve të trurit” me 28,9 % dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 23,9 %”, – raportoi INSTAT.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu